Kap gruan me marokenin, ja çfarë bëri shqiptari

PUBLIKUAR

“U sulmova nga një shqiptar”. Kjo është përgjigja që një 33-vjeçar nga Maroku dha në spitalin civil San Lazzaro di Alba në Itali, për shkak të disa frakturave që kishte pësuar.

Mjekët denoncuan rastin në polici dhe këta të fundit kanë rindërtuar skemën e ngjarjes.

Viktima ishte ftuar për të kaluar natën në shtëpinë e një shoqeje, por ajo qëlloi të ishte e një 30-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej për një udhëtim pune në Francë.

Gruas nuk i kanë shkuar si duhet planet për të kaluar mbase një natë romantike me të dashurin, për shkak se bashkëshorti i saj ishte kthyer një natë më herët se parashikimi.

Pasi shqiptari hyn në banesën e tij, “miku” nga Maroku tenton të fshihet, duke u frikësuar për xhelozinë e burrit.

Shqiptari pa dy gota verë në tavolinë dhe një palë këpucë burrash në korridor, gjë që nuk ishin të tijat.

Menjëherë filloi sulmi, duke shqyer derën, por marokeni kapërceu nga dritarja dhe u largua.

Ai fluturoi disa metra, për t’u mbajtur nga kangjellat e një shtëpie, ku edhe mori lëndime në pjesën e këmbët.

Mediat italiane shkruajnë se rasti mbeti një komedi klasike italiane dhe marokeni shpëtoi me pak plagë. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...