Hoti i kundërpërgjigjet Besim Beqajt: Buxheti s’u rrit nga taksat

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka lavdëruar qeverisjen e tij dhe të kryeministrit duke thënë se buxheti i shtetit s’është rritur nga rritja e taksave siç ka pasur deklarata nga ish-Ministrit Besim Beqaj, por nga qeverisja e mirë dhe luftimi i evazionit fiskal.

Në këtë mënyrë, Hoti i është përgjigjur akuzave të ish-Ministrit Beqaj, i cili tha sot në Konventën e PDK’së se buxheti i shtetit është rritur me rritjen e taksave ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ka ende shume pika te programit qeverises qe do te realizohen ne vijim, por jo permes rritjes se taksave siç po tentohet te portretohet rritja e te hyrave buxhetore. Te hyrat buxhetore shtese prej 115 mil euro gjate vitit qe lame pas kane ardhur nga rritja ekonomike dhe nga luftimi i evazionit fiskal. Rreth 50 mil euro shtese te mbledhura sivjet brenda kater muajve reflektojne luften kunder evazionit e kontrabandes”, ka shkruar Hoti, në një reagim, të publikuar në FB.

Veç kësaj, Hoti ka thënë se për dallim prej kohës kur Beqaj ishte Ministër, tash rritja ekonomike s’është 1.2 por 3.6 për qind.

Lexojeni të plotë reagimin:

Ne nje vit te Qeverise Mustafa jane permiresuar trendet e te gjithe indikatoreve ekonomik. Rritja ekonomike nga 1.2% ne 3.6%, investimet e jashtme nga 150 mil ne 320 mil ne vit, normat e interesit kane rene ne rreth 6%, te hyrat e buxhetit jane rritur ndjeshen nga nje rritje negative qe kane pasur me pare, punesimi eshte rritur me 12 mije ne sektorin formal dhe po aq ne bujqesi, jane rritur pensionet per kontributdhenes, jane rritur pagat per pervojen e punes, jane rritur subvencionet per bujqesi, eshte rritur buxheti per arsim e shendetesi.

Mbi te gjitha, buxheti eshte stabil me gjithe keto rritje ne shpenzime. Struktura e buxhetit eshte permiresuar. Shpenzimet korente jane vene nen kontroll. Eshte krijuar hapesire per investime kapitale permes klauzoles se investimeve. Kemi rritur besueshmerine e institucioneve financiare nderkombetare karshi buxhetit.

Kjo eshte Qeverisja Mustafa vetem ne fillimet e saj.

Ka ende shume pika te programit qeverises qe do te realizohen ne vijim, por jo permes rritjes se taksave sic po tentohet te portretohet rritja e te hyrave buxhetore. Te hyrat buxhetore shtese prej 115 mil euro gjate vitit qe lame pas kane ardhur nga rritja ekonomike dhe nga luftimi i evazionit fiskal. Rreth 50 mil euro shtese te mbledhura sivjet brenda kater muajve reflektojne luften kunder evazionit e kontrabandes.

Shteti ligjor po vendoset nga Qeveria Mustafa.

Te gjithe te marrim pergjegjesite qe na takojne, per te kaluaren dhe te tashmen./GazetaFjala/

 

– See more at: http://gazetafjala.com/hoti-i-kunderpergjigjet-besim-beqajt-shteti-ligjor-po-vendoset-nga-qeveria-mustafa/#sthash.4pGG6s3p.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...