Soros financon rënimin e qeverisë së Maqedonisë?

PUBLIKUAR

Portali Kurir, e cila konsiderohet si e afërt me partinë OBRM-PDUKM, shkraun se Fondacioni SOROS harxhon nga 15000 euro në ditë, pra rreth 5.3 milion euro në vit, për të rrëzuar qeverinë e Maqedonisë të zgjedhur në mënyrë demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, Kurir thotë se këto fonde shkojnë edhe për partinë LSDM, për të mbështetur aktivitetet e saj, ndërkaq në punën e saj mbi 20 vjeçare, sipas këtij portali, SOROS ka harxhuar rreth 100 milion euro.

Më tej, në njoftimin e tij, portali pro qeveritarë thotë se edhe iniciativa ”Protestoj” mbështetet nga SOROS, ndërkaq udhëheqësit e iniciativës kanë në duar të tyre miliona euro, ndërkaq paratë përdoren për të paguar lobistë, organizata të jashtme si motra të SOROS-it, detyra e të cilëve është që të shkruajnë raporte negative për qeverinë e Maqedonisë.

Ndryshe, portali Kurir, është një nga portalet që përmendet nga LSDM-ja, për miliona euro të fituara nga qeveria e Maqedonisë.

Në disa raste, mediat pro dhe përkrahësit qeveritarë, i quajnë ”sorosoidë” ata të cilët dalin në protesta.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...