Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:30.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “TT” me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton LipjaniNews.


