Rinia PDK-së në Lipjan të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në përmbylljen festive të Konventes

PUBLIKUAR

Kryesia e Rinisë Demokratike të Kosovës-Dega në Lipjan, nën udhëheqjen e Kryetarit z.Hyzer Rizani mbajti takimin e radhës.
Në këtë takim u bisedua si dhe u kërkua angazhim i përbashkët i të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe strukturave tjera të rinisë së PDK-së, për mbarëvajtje sa më të suksesshme të konventës së Partisë që do të mbahet me 7-8 Maj 2016 në Prishtinë. Si gjithëherë strukturat e RDK-së në Lipjan treguan përkushtim dhe përkrahje të parezerëve Kryetarit në detyrë të PDK z.Kadri Veseli.
Andaj me këtë rastë ftojm të gjithë të rinjët simpatizant të PDK-së, që 08.05.2016 (këtë të diel), duke filluar nga ora 17:00, të merrni pjesë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në përmbylljen festive të Konventes së Jashtëzakonshme, ku më këtë rast do të mbajë fjalim Kryetari ri i PDK-së.
Nisja nga Lipjani bëhet në mënyrë të organizuar (me autobusë) në ora 15:00 nga fshatrat (Gadime dhe Krojmir), kurse nisja e organizuar nga Lipjani 16:00 (Te Shtëpia e Kulturës).

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...