Opozita paralajmëron rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend (Video)

PUBLIKUAR

Partitë opozitare po paralajmërojnë rikthimin e gazit lotsjellës në seancat plenare nëse ndodh që Qeveria të procedojë për ratifikim versionin aktual të marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi, i cili është kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Ndonëse nuk janë unike si dikur, VV, AAK e NISMA thonë se do të përdorin secilin mjet i cili pamundëson ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në versionin aktual.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi, thotë se vendosja e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi është i padrejtë.

Sipas tij, një kusht i tillë nuk i ishte vendosur Malit të Zi në kohën kur qytetarëve të këtij vendi ua hoqën vizat.

Sherifi thotë se më mirë është të shtyhet për pak kohë liberalizimi i vizave sesa vendi të humbasë mbi 8 mijë hektarë tokë.

Ai nuk beson që ka qytetar të Kosovës që për hir të liberalizimit të vizave është i gatshëm t’i falë 8 mijë hektarë.

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...