Ja çfarë thonë Lipjanasit për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Kosovarët do të lëvizin pa viza brenda vitit 2016, për një kohë të gjatë liberalizimi i vizave ka qenë tema kryesore, 4 maji ishte dita kur Kosova morri rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave me zonën shengen.

Por çfarë menojnë Lipjanasit për Liberalizimin e Vizave dhe si e pritën rekomandimin për Vizat.

Më poshtë gjeni mendimin e qytetarëve…

Adnan Rrusemi mendon se Izolimi i qytetareve të Kosovës ishte i padrejtë, për sa kohë që vendeve të rajonit iu ishin liberalizuar vizat vite më parë.

“Izolimi i qytetareve të Kosovës ishte i padrejtë, për sa kohë që vendeve të rajonit iu ishin liberalizuar vizat vite më parë, prandaj rekomandimi i Komisionit Europian duhet përshëndetur. Megjithëkëtë, kushtëzimi me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, kur qartazi dihet që Kosova do të humbte rreth 8000 hektarë tokë, është një padrejtësi tjetër,dhe si e tillë ky kushtëzim nuk duhet të pranohet as nga institucionet, siç nuk po pranohet as nga qytetarët. Në anën tjetër, varfëria masive dhe e skajshme e popullit, ua bënë atyre të pamundur që të lëvizin në vendet e zonës shengen”, tha Rrustemi.

Kastriot Luma thotë uron që qytetaret tanë të jenë të përgjegjshëm dhe ti respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në të gjitha shtetet të cilat mund ti vizitojnë.

“Është një nder lajmet me të mira që kemi marrë ne si shtet pas pavarësisë, Unë si i ri i jam gëzuar tepër këtij lajmi, po besoj se edhe të rinjtë tjerë janë ndier njëjtë sepse tani janë hapur dyert për të gjithë ne si dhe për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, padyshim që vendi dhe institucionet e tona janë duke bërë një punë të mirë, punë kjo e cila ka shtyrë BE-në që Kosovës ti mundësoj lirinë e lëvizjes, gjë që ndoshta është dashur të ndodh më herët pasi që Kosova vetëm se i kishte plotësuar shumicën e kritereve të cilat i kishte kërkuar Bashkimi Europian. Uroj që qytetaret tanë të jenë të përgjegjshëm dhe ti respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në të gjitha shtetet të cilat mund ti vizitojnë. Urime për të gjithë Liberalizimin i vizave, si dhe pranimi në UEFA. Shpresoj që lajmet e mira për shtetin tonë të mos ndalen me kaq”, thotë Luma

Medin Haliti shprehet se kjo është meritë e popullit tonë të vuajtur dhe të dëgjueshëm sepse qeveritaret edhe pse mundohen ti marrin meritat.

“Liberalizimi e vizave e kam pritë normal shumë mirë si ç’do qytetar i Kosovës, kjo është meritë e popullit tonë të vuajtur dhe të dëgjueshëm sepse qeveritaret edhe pse mundohen ti marrin meritat për kundrazi kanë qenë pengese në këtë proces për veç korrupsionit dhe problemeve tjera ekonomike populli ynë shumë mirë e dinë se vitin e kaluar liberalizimi u shtyre për shkak të skandalit me pasaporta nga ana e qeverisë. Kjo është një ditë historikë vetëm se shpresoj që qytetarët duhet ti respektojnë rregullat e shengenit në mënyrë që të ndikoj pozitivisht edhe në integrimet tjeta në BE dhe Nato e cila gjithsesi varet edhe nga sjelljet tona sidomos integrimi në BE”, pohoi Haliti.

Rabit Konjufca ish-kandidat për kryetar të Komunës Lipjanit tha se liberalizimi nuk do ti sjellë popullit të Kosovës ashtu si mendojnë qytetarët. Nuk do të ketë mundësi të qëndrimit me shumë se tre muaj.

“E kemi përshëndet si subjekt politik, por nuk jemi të ekzaltuar si pozita e cila po mundohet me i përvetësua meritat edhe ose opozita ka kontribuar me shumë pas krizës politike shtatmujore në Kuvendin e Kosovës. Ne si subjekt politik opozitare jemi kundër kushtëzimit me demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kosova nuk ka tepricë të territorit të saj. Liberalizimi nuk do ti sjellë popullit të Kosovës ashtu si mendojnë qytetarët. Nuk do të ketë mundësi të qëndrimit me shumë se tre muaj. Gjithë ashtu nuk do të ketë mundësi punësimi në mënyrë ilegale, sepse nëse zbulohesh nga organet e shteteve perëndimore do të largohesh me automatizëm dhe do ta kesh vështire në të ardhmen të udhëtosh pa probleme në ato vende. Do të ketë mundësi për shëtitje për atë pjesë të qytetareve që kanë mundësi materiale dhe për të rinjet mundësi më të mëdha të studimeve në vendet perëndimore”, tha Konjufca.

Daut Fazlija si qytetar Lipjanas mendon se është një mundësi e mirë dhe një lehtësim për ne dhe për të gjithë qytetaret që tani kanë mundësi me vizitua Evropën

“Është një mundësi e mirë dhe një lehtësim për ne dhe për të gjithë qytetaret që tani kanë mundësi me vizitu Evropën dhe mu njoftua me jetën dhe kulturën evropiane kjo ka qenë dashtë të ndodh më herët mirëpo unë si qytetar Lipjanas mendoj se kjo nuk është bërë për shkak të defekteve politike të qeverisë së Kosovës urojmë që edhe me tutje të hapen rrugët drejt integrimeve evropiane”, tha Fazlija /LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...