Nismës i bashkohen mbi 50 anëtarë të rinj në Prishtinë

PUBLIKUAR

Në degën e Nisma për Kosovën në Prishtinë sot kanë aderuar mbi 50 intelektualë të rinj, profesorë universitar, kuadra të shkolluar brenda dhe jashtë vendit.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Nisma’s.

“Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, anëtarëve më të rinj te Nismës në Prishtinë, ju ka uruar mirëseardhje në shtepinë e vetme socialdemokrate në vend, atë të Nismës për Kosovën. E kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët më të rinj të Nismës në Prishtinë, dhe i ka ftuar që të angazhohemi së bashku në fuqizimin e Nismës, subjektit që do të sjell ndryshimin në vend.
Kryetari Limaj së bashku me kryetarin e Këshillit Jakup Krasniqi, dhe kryetarin e degës se Nismës në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, kanë ndarë edhe libreza anëtarësie për anëtarët më te rinj të Nismës në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftimin e NISMA-s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...