PD: Shkelje me tenderat, është kapur edhe komisioni i ankesave

PUBLIKUAR

Partia Demokratike (PD), akuzoi qeverinë për afera gjigante korruptive në fushën e tenderëve publikë.

Në një dalje për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma foli për favorizimin e një emri të vetëm që ka vënë në kontroll, sipas saj, edhe vetë komisionin e shqyrtimit të ankesave.

“Emri i Sadri Abazit është në çdo institucion. Sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë që ka me kryeministrin, lidhja me komisarët si Taulanti, por këta oligarkë kanë kapur institucionet e prokurimit. Faktet janë tronditës, tregojnë tentakulat e oligarkëve që janë shtrirë kudo”, deklaroi Duma.

Opozita kërkon përgjigjen për një pyetje të saj. “A është sot njëri prej drejtuesve të Sadriut funksionar i lartë i Komisionit të Prokurimeve Publike? Ky Komision është zyra kryesore ku shqyrton ankesat që kanë subjektet për çdo shkelje dhe padrejtësi në tender. Pra nga njëra anë Sadriu kap çdo tender dhe nga ana tjetër u mbyll gojën të gjitha ankesave pasi ka kapur Komisionin e Prokurimeve Publike”, tha Greida Duma./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...