Sulmi në kampin sirian krim lufte?

PUBLIKUAR

Sulmi ajror që ka goditur një kamp të refugjatëve sirianë, duke vrarë së paku 28 veta, mund të përbëjë krim lufte, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Duke folur për BBC-në, shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Stephen O’Brien, ka kërkuar të hetohet sulmi në kampin Kamouna, në provincën Idlib.

Raportet thonë se sulmi në zonën që kontrollohet nga rebelët, është kryer nga aeroplanët sirianë ose rusë, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar ashpër sulmin.

“Këta individë janë në gjendjen më të dëshpëruar që mund të imagjinohet dhe nuk ka asnjë justifikim kryerja e aksioneve ushtarake kundër tyre”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest, transmeton Evropa e Lirë.

Sulmi, të enjten pasdite, ka ndodhur një ditë pasi është konfirmuar zgjatja e armëpushimit.

Ushtria siriane dhe forcat rebele joxhihadiste janë pajtuar për armëpushim të përkohshëm përreth qytetit Alepo, pas presionit nga SHBA-ja dhe Rusia.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe gati gjysma e popullsisë është zhvendosur.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...