Krasniqi për cakërrimin e gotave me Thaçin: S’e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për cakërrimin e gotave me ish-shefin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, gjatë një takimi në pasditen e së enjtes me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Krasniqi në rrjetin social Facebook ka shkruar se nuk e ka asnjë njeri të cilin nuk mund ta shikojë në sy.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit në rrjetin social:

“Unë më shumë njerëz, kam dallime konceptuale, programore, ideologjike, parimore e politike, por, nuk e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy. Madje, më fajin tim, nuk kam krijuar asnjë armik personal.

Sot kam fol përzemërsisht me përfaqësues të të gjitha partive politike, të shqiptarëve dhe të komuniteteve pakicë, kam folur me përfaqësues të ShC e personalitete të tjera.

Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!

Dikush ka kapacitet të keqperdor gjithcka per interesin meskin!”.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...