Kontratë bashkëpunimi mes Organizatës Helvetas dhe Komunës Lipjanit për verifikimin e pronave të paluajtshme komunale

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Organizatën Helvetas, projekti DEMOS për mbështetjen e zyrës Pronësoro- Juridike në Komunën e Lipjanit rreth verifikimit të pronave të paluajtshme komunale në territorin e Komunës.
Dardan Maliqi, përfaqësues nga programi DEMOS, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për punën e shkelqyer të Komunës së Lipjanit, në projektet e përbashkëta me DEMOS, duke theksuar se edhe me këtë projekt DEMOS-i do të ndihmon Komunën e Lipjanit me 7, 200.00 e cila shumë do të kompensohet tek 8 anketues të jashtëm për një periudhë tremujore.
Ky projekt ka për qëllim të ndihmoj në kompletimin e listës së pronave/pasurive të paluajtshme të Komunës që janë pjesë e regjistrit kadastral të Komunës, në mënyrë të menaxhimit më të mirë të pasurive komunale dhe plotësimit e nevojave të qytetarëve dhe bizneseve.
Kryetari Ahmeti, ka falenderuar organizaten HELVETAS për mbështjen e vazhdueshme që po i ofrojnë Komunës së Lipjanit dhe në të njejtën kohë ai ka shprehur gadishmërinë institucionale për çdo projekt të përbashkët në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...