Policia në hall me “skifterët binjakë”, nuk dihet kush është hajduti

PUBLIKUAR

Janë quajtur “Binjakët Lupen”, kjo sepse kanë të njëjtën fytyrë, të njëjtën prerje flokësh, të njëjtën gjatësi, madje dhe të njëjtin pasion për krimin.

Janë dy vëllezërit shqiptarë, Edmon dhe Eduard Trushi që janë bërë protagontistë të kronikës së zezë në Itali.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në verë e vitin të kaluar dhe ata akuzohen nga autoritetet e drejtësisë për qindra vjedhje të banesave në Veri të shtetit fqinj, por ende kjo e fundit nuk ka mundur të përcaktojë se cili është krimineli mes tyre.

Dy vjet më parë, karabinierët kanë gjetur gjurmë ADN-je në një makinë Mercedes Benz të vjedhur dhe të braktisur në qytëzën e Sacile.

Këto gjurmë kanë korresponduar me ADN-në e Eduard Trushi, që ishte tashmë i skeduar nga policia fqinje.

Por gjatë procesit gjyqësor, Eduard ka dalë i pafajshëm.

Ai dhe vëllai i tij janë identikë edhe në ADN, me ndryshime shumë të vogla, aq sa ekspertët e mjekësisë ligjore italiane, kanë kërkuar analiza më të thelluara për të përcaktuar se kush është grabitësi në këtë rast. /tvklan.al/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...