Arabia Saudite kap rrjetin e ISIS-it në Meka, vret dy terroristë

PUBLIKUAR

Forcat saudite të sigurisë e kanë kapur një rrjet të ISIS-it të enjten në mëngjes, në rrethinën e qytetit të shenjt të Mekës.

The Jerusalem Post shkruan se, sipas disa raporteve, policia në Arabinë Saudite, në bashkëpunim me forcat e sigurisë të Mbretërisë, kanë rrethuar Wadi Numan, një rrethin në Meka, ku një grup prej pesë luftëtarëve të ISIS-it kishin qenë duke u fshehur, transmeton Gazeta Express.

Forcat saudite të sigurisë kanë çuar helikopterë për t’i përkrahur forcat në tokë, duke u druajtur se terroristet, të cilët kishin refuzuar që t’iu dorëzoheshin policisë, do t’i gjuanin ata me bomba.

Gjatë operacionit, dy luftëtarë të ISIS janë vrarë nga forcat e sigurisë, ndërsa dy të tjerë kanë kryer vetëvrasje.

Sipas burimeve saudite, rrjeti i kapur kishte qenë duke përgatitur sulme kundër një baze të forcave emergjente, që ndodhet vetëm pesë kilometra larg vendit ku militantët e ISIS kishin qenë duke banuar./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...