PUBLIKUAR

Federica Mogherini, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e bërë për liberalizimin e vizave.

Dje Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët dhe, sipas Mogherinit, që mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Ajo ka ftuar për bashkëpunim të mëtejmë të Kosovës me BE-në.

“Njerëzit në Kosovë dhe dini edhe ju që kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritëm një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe që keni bërë së bashku me ne. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo.

kujtim

Në Kuvendin e Kosovës ajo ka bërë thirrje për dialog mes partive dhe se konfliktet mes partive politike janë pjesë e demokracisë dhe kur është në çështje vendimet e mëdha duhet unifikim. Ajo ka ofruar mbështeten e BE-së në çdo proces të rëndësishëm për vendin.

Ajo ka thënë edhe njëherë se Kosova nuk duhet të bëhet Evropë pasi që ajo është pjesë e kontinenti të vjetër.

“Kosova nuk duhet të bëhet Evropë. Kosova është Evropë”, tha ndër të tjerash italiania Mogherini. “Shoh një rini evropiane. E shoh një inspirim te ata si pas rënies së murit të Berlinit kur ne ishim të ri. Bashkimi Evropian ka nevojë për rini. Bashkimi Evropian ka nevojë për ju dhe jo ju për ne”, shtoi Mogherini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...