Qeveria shqiptare ul sërish objektivat, rrit garancitë për koncesionarin

PUBLIKUAR

Qeveria e Shqipërisë ka ulur sërish objektivat, duke rritur njëherësh garancitë për koncesionari e Rrugës së Kombit.

Rishikimi i skemës kishte të bënte me uljen e objektivave të saj, ndërkohë që me paketën e re është marrë përsipër nga Qeveria shqiptare edhe risku i trafikut në këtë segment rrugor, shkruan sot Koha Ditore.

Data 9 maj është data e administrimit të ofertave të reja për marrjen me koncesion të Rrugës së Kombit, ku Qeveria shqiptare është detyruar të rishikojë sërish skemën, ku me paketën e re është marrë përsipër nga Qeveria shqiptare edhe risku i trafikut në këtë segment rrugor, ku trafiku minimal është rritur nga 3.500 në 4.000 automjete në ditë, ndërkohë që ulet me një vit afati i dhënies së subvencionit.

“Nga viti i katërt subvencioni që jepet nga shteti për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës do të fillojë të jepet që në vitin e 3 të kontratës. Gjithashtu kemi rritur garancinë e shtetit për trafikun minimal të garantuar nga shteti nga 3.500 në 4 mijë automjete në ditë, pasi kohët e fundit nga matjet është vënë re një rritje e ndjeshme trafikut”, ka thënë Eduard Seitaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve të Shqipërisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...