Dëgjimi i këngëve në YouTube edhe në momentin që ekrani i telefonit tuaj inteligjent është i fikur, ka qenë një nga kërkesat më të shumta që përdoruesit kanë bërë. Tashmë, falë programuesit të XDA theos0o, i cili modifikoi aplikacionin e YouTube 4.4.11, ju mund të dëgjoni këngët edhe me ekranin e fikur.
E vetmja gjë që ju duhet të bëni për shkarkimin e aplikacionit YouTube të modifikuar është që të fshini aplikacionin ekzistues nga telefoni juaj dhe më pas të shkarkoni versionin e modifikuar të tij në Play Store. Pasi e keni shkarkuar ju do të duhet të shkoni në seksionin e konfigurimeve të avancuara e më pas të aktivizoni “Screen off playback option”. Tashmë aplikacioni YouTube nuk do të ndalojë së punuari në momentin që ju do të fikni ekranin e telefonit tuaj.