Shikoni se si kjo femër “neutralizon” hajnin i cili tenton t’i vjedh çantën në autobus (Video)

PUBLIKUAR

Një hajdut sigurisht se nuk e kishte vlerësuar mirë situatën, kur mendoi se mund të plaçkiste lehtë një femër, e cila për pak sekonda e përplasi me fytyrë për tokë.

Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një hajdut tenton t’i vjedhë çantën një femre gjatë udhëtimit me autobus në një qytet në Kinë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si hajni mundohet tinëzisht t’i vjedh gjësendet që i kishte në çantë duke menduar se ajo nuk po e sheh, dhe në momentin që e kupton se është zënë ne flagrancë, ngrit tonin duke shpresuar se do të frikësoj vajzën.

Por ndodh e kundërta, dhe ajo me aftësitë e saj luftarake me disa lëvizje e “neutralizon” hajdutin, i cili përfundon pa vetëdije në karriget e autobusit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike...