Pas liberalizimit, s’do të ketë migrim

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë gati për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ai është shprehur i bindur se pas liberalizimit të vizave nuk do të ketë migrim masiv në drejtim të vendeve të “Schengenit”.

Çollaku në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave paraqet hapin vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave, pasi, sipas tij, pas rekomandimit ky proces do t’i nënshtrohet vetëm aspekteve procedurale, të cilat do të përmbyllen me kohë për t’i mundësuar këtë vit qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza.

“Kjo është çështje e vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së. Në kontekst të dialogut për liberalizimin e vizave, Kosova ka qenë e obliguar të zbatojë kriteret e përcaktuara me Udhërrëfyes, ndërsa i takon Komisionit Evropian që në koordinim me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së të marrin vendimet meritore. Tani e rëndësishme është se kemi konfirmimin nga Komisioni Evropian se janë përmbushur kriteret, prandaj është krejt e natyrshme të procedohet me nismën ligjore për ndryshimin e Rregullores 539/2001 që i mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza në shtetet anëtare të zonës Schengen. Rrjedhimisht, rekomandimi për heqjen e vizave paraqet hapin vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave, sepse pas rekomandimit ky proces do t’i nënshtrohet vetëm aspekteve procedurale, të cilat do të përmbyllen me kohë për t’i mundësuar këtë vit qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën e Schengenit”, tha ministri Çollaku. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...