Ahmeti dhe Jonuzi folën për subvencionet

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Vezir Jonuzi.
Gjatë takimit u diskutua, gjendja aktuale në sektorin e bujqësisë, në Komunën e Lipjanit.
Në këtë rast, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e njoftoi zëvendësministrin Jonuzi, rreth mbështetjes së fermerëve duke i ngritur subvencionet në nga 15 mijë euro në vitin 2015 euro në mbi 100 mijë euro në vitin 2016.
Në anën tjetër, zëvendësministri Vezir Jonuzi, ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për pritjen, dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar.
Po ashtu ai, e ka njoftuar Ahmetin në lidhje me projektet e ardhshme, që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...