VMRO-DPMNE: LSDM-ja manipulon me opinionin në çdo ankand publik të letrave me vlerë

PUBLIKUAR

VMRO-DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur zv. ministrit plotësues të financave, Kire Naumov, duke e akuzuar se partia e tij LSDM, është duke tentuar që në çdo ankand të letrave me vlerë, të manipulojë me opinionin dhe të sjell dëme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti sqaron opinionin se kjo strategji e letrave me vlerë është e trashëguar që nga viti 2003, kur ministri i atëhershëm i financave e solli këtë strategji, që do t’i ndihmojë qeverisë për financim më efikas të buxhetit dhe hendekut të likuiditetit, që vjen si rezultat i deficitit buxhetor.

Kjo strategji thotë se është më e lirë dhe më pak e rrezikshme kjo mënyrë e financimit të deficitit buxhetor, ndërkaq VMRO-DPMNe-ja thekson se mjetet nga letrat me vlerë përdoren për financimin e daljeve të rregullta financiare të parashikuara në buxhetin e votuar në Kuvend.

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...