Punëtorët që demolonin objektet pa leje, i rrahën keq banorët që kundërshtonin (Video)

PUBLIKUAR

Në Provincën Heinan të Kinës, punëtorët që ishin kontraktuar të demolonin objektet pa leje, i kanë tejkaluar kompetencat, duke u sjellë dhunshëm me banorët që kundërshtonin.

Regjistrimi shokues i bërë në qytetin Haikou, i tregon banorët që provojnë të mbrohen, ndërsa janë zmbrapsur dhe qëlluar me shkopinj, transmeton Telegrafi.

Me të dalë kjo video në publik, zyrtarët kanë kërkuar falje, ndërsa janë zotuar për të dëmshpërblyer të lënduarit.

Mësohet se situata ka eskaluar, kur banorët kanë përdorur gurë dhe gjësende tjera të forta, në drejtim të punëtorëve që kishin shkuar të rrënonin 72 objekte të ndërtuara pa leje.

Sidoqoftë, kreu i ekipit për demolimit është përjashtuar nga puna, ndërsa ende po qëndrojnë në spital shtatë persona që kanë marrë lëndime të rënda nga goditjet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...