Tkurrja e PDK-së

PUBLIKUAR

Largimi i deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës po bën që kjo parti ta rrezikojë primatin e partisë më të madhe në vend. Nëse deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, atëherë kjo e fundit do të barazohet me PDK-në në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shkon duke u zvogëluar pasi shumë deputetë prej konstituimit të kësaj legjislature i kanë ikur, duke bërë që të jetë partia e cila ka pësuar më së shumti nga ikja e deputetëve.

PDK-ja me largimin e Ramiz Kelmendit tani ka mbetur me vetëm 34 deputetë, që ka vetëm një deputet më shumë sesa LDK-ja, si grupi i dytë më i madh parlamentar.

Po që se deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, ashtu siç kanë raportuar disa medie, atëherë partia e kryeministrit, Isa Mustafa, do të barazohet me PDK-në në Kuvend.

Deri më tani PDK-së i kanë ikur edhe deputetët, Gëzim Kelmendi, Shaip Muja dhe Margarita Kadriu, që veprojnë në Kuvendin e Kosovës si deputetë pa grup.

Megjithatë, Kelmendi ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkëngjitet ndonjë partie tjetër apo do të veprojë si i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk e ka mohuar kalimin në ndonjë subjekt tjetër, ku gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet LDK-së, meqë në AAK- ai ishte, por u largua për t’iu bashkuar PDK-së, të cilën e braktisi meqë nuk ia dhanë postin e zëvendëskryeministrit…/Zeri

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...