Shqiptari i rikthyer nga Siria: Ja si shkova në Siri (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.

Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri.

Ai pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.

Ermal Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha

TCH: Armë mbajte?

Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.

TCH: U stërvite?

Ermal Doçi: Jo.

TCH: Pse u ktheve?

Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.

TCH: Kë takove nga shqiptarët atje?

Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.

TCH: Almirin (Dacin) e takove?

Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.

TCH: Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?

Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.

TCH: Kush të çoi atje?

Ermal Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.

TCH: Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?

Ermal Doçi: Nuk e di.

TCH: Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?

Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.

TCH: Luftonin?

Ermal Doçi: Nuk kam parë luftime. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...