Rrëfimi i pazakontë i shqiptarit: Gruaja më rrihte dhe më tradhtonte me 5 meshkuj

PUBLIKUAR

Juliani nga Korça ka qenë i ftuar në rubrikën “Kam një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare”.

Ai ka rrëfyer se kishte patur dy bashkëshorte përpara se të fejohej tanimë me dikë tjetër dhe se gruaja e dytë nga Berati e rrihte, si dhe e tradhtonte me 5 burra.

Juliani tha se gruaje e dytë sa duket i kishte patur lidhjet pasi ishte divorcuar njëherë dhe tregoi se ajo kishte të dashur edhe 50-vjeçarë.

Ai ka edhe një fëmijë me gruan nga Berati dhe dy të tjerë me gruan e parë.

Juliani tha se gruaja e dytë madje edhe e rrihte si dhe u detyrua të kishte nëpër shtëpi veç thika të vogla buke, pasi ajo e kërcënonte me thika të mëdha.

Korçari tregoi se kishte 3 fëmijë nga dy martesat e para ndërsa diçka të tillë ia tha edhe të fejuarës të tanishme e cila pranoi edhe që të dy të martohen për të nisur një jetë të re. /Albeu.com/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...