Hera e parë në histori: Parlamenti i Iranit, më shumë femra sesa klerikë

PUBLIKUAR

Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Republikës islamike të Iranit, që sapo u rinovua, fetarët do të jenë më të paktë në numër se sa femrat, 16 kundrejt 17, në 290 deputetë, raportuan sot mediat iraniane.

Na asamblenë në ikje, fetarët ishin 27 dhe femrat nëntë, të gjitha konservatore, përcjell javanews.

Parlamenti i ri i zgjedhur gjatë dy raundeve më 26 shkurt dhe 29 prill ku janë zgjedhur 17 femra, 15 prej të cilave janë reformatore dhe të moderuara, numri më i lartë që prej revolucionit islamik të vitit 1979.

Ato mund të ishin 18, por zgjedhja në raundin e parë të kandidates reformatore në Isfaham, u shpall e parregullt dhe votime të reja do të mbahen në një datë të pacaktuar.

Ndonëse numri i tyre ka rënë në Parlament, fetarët vazhdojnë megjithatë të kenë poste kryesore në qeverinë iraniane.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...