Nxirret i gjallë nga rrënojat 72-vjeçari, 13 ditë pas tërmetit masiv (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Në kantonin Jaramijo të Ekuadorit, është shpëtuar një i moshuar, që kishte qëndruar nën rrënoja për 13 ditë.

Shpëtimtarët e kanë nxjerrë Manuel Vasquez, nga shtëpia e kthyer në gërmadhë, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është nxjerrë i gjallë, 72-vjeçari vuan nga bllokimi kronik i veshkave dhe i kanalit urinës, ndërsa ka qenë i dehidruar dhe i uritur shkaku i mungesës së ushqimit.

Shpëtimtarët nga Venezuela, të cilët e kanë nxjerrë Vasquez-in, kanë thënë se atij i mungojnë disa gishta të këmbëve, ka nekrozë në të dy nyjat e këmbëve, si dhe është i dezorientuar.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit që e ka goditur vendin, kanë vdekur 654 persona, shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa është herët të vlerësohen dëmet e shkaktuara.

w1

w2

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...