Të paktën një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim afër stacionit kryesor të policisë në qytetin turk të Gaziantep, zyrtarët thonë.
Shpërthimi goditi qytetin jugor, 10 kilometra nga kufiri sirian rreth orës 09:30 të mëngjesit me kohën lokale.
CNN turk ka raportuar se shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg, përcjellë Klan Kosova.
Turqia është goditur nga një seri e sulmeve vrastare me bomba gjatë këtij viti, ku sulmet janë lidhur me militantët kurdë dhe ata të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Të paktën nëntë nga ata që janë lënduar në Gaziantep ishin oficerë policie, agjencia turke Anadaolu ka raportuar


