Sulm vetëvrasës në Bagdad, së paku 13 të vdekur

PUBLIKUAR

Nga një sulmues vetëvrasës me makinë janë vrarë të paktën 13 persona dhe u plagosën më shumë se 40 të tjerë në një sulm pranë një grupi të pelegrinëve shiitë në Bagdad.

Deri më tani nuk ka ndonjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për shpërthimin në një treg në qarkun juglindor Nahravan.

Por siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, Shteti Islamik sulmon rregullisht civilët në dhe rreth kryeqytetit irakian.

Burime të policisë kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të të plagosurve.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...