Nxënësit e Kamenicës fotot e fundvitit me veshje ushtarake e alkool (VIDEO)

PUBLIKUAR

Nxënësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Kamenicë, fotografitë e fundvitit i kanë realizuar me alkool përpara tyre.

Këto fotografi, të shoqëruara edhe me uniforma ushtarake, nxitën reagimin e asambleistëve komunal, e po ashtu edhe të Kryetarit të Komunës, i cili ftoi në takim urgjent Drejtorin e Arsimit dhe atë të shkollës.

Nga këta, Begzad Sinani mori vesh se fotografitë nuk janë pjesë e panos vjetore.

E drejtori i shkollës tha se këto fotografi janë shqetësim por ka siguruar se pano do të realizohet konform rregullave të shkollës dhe drejtorisë.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...