Masa të jashtëzakonshme sigurie për përurimin e tunelit më të gjatë në botë

PUBLIKUAR

Masat e sigurisë me rastin e përurimit të hapjes së tunelit bazik të Gothardit (57 kilometra, më i gjati në botë) që do të bëhet më 1 qershor, janë të jashtëzakonshme dhe kolosale, njofton srf.ch.

Risi në këtë drejtim është ngritja e një shtabi special i cili do të veprojë në të dyja anët e tunelit, gjegjësisht në dy kantonet përkatëse, Uri në veri dhe Tesinë, në jug, transmeton albinfo.ch.

Qeveritë e dy kantoneve kanë nënshkruar marrëveshjen e nevojshme lidhur me gjithë këtë ndërmarrje të rëndësishme.

Nuk dihet numri i trupave të sigurisë që do të mobilizohen ditën e përurimit por dihet se vetëm sigurimi i një traseje kaq të gjatë në dy tuba me hyrje-daljet e galeritë e shumta të tërthorta kërkon numër të madh njerëzish.

Aksionin e bën edhe më të ndjeshëm e më me peshë fakti se në përurim marrin pjesë personalitete të shumta politike nga vendi dhe bota. Aty do të jetë e gjithë qeveria (të gjithë ministrat), shumë ministra transporti të vendeve të ndryshme të botës,…

SHIKO MË SHUMË

Vetura bëhet ‘shkrumb e hi’ në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë –...

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në...

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit,...