Ja çka i tha gjykatës roja e kampit Auschwitz, i akuzuar për 170 mijë vrasje

PUBLIKUAR

Reinhold Hanning, 94 vjeçar, dikur roje në kampin famëkeq nazist të Auschwitz, më në fund e ka thyer heshtjen e gjatë për t’i thënë gjykatës gjermane se ndjehet i turpëruar që nuk ka provuar të parandalojë tmerrin që e ka përjetuar në kamp.

Duke iu adresuar gjykatës shtetërore Detmold për herë të parë, Reinhold Hanning tha dje se kurrë nuk kishte folur për rolin e vet që ka shërbyer si roje në Auschwitz nga janari 1942 deri në qershor 1944, madje as para familjes, por se dëshiron ta përdor këtë proces gjyqësor si një mundësi për të kërkuar falje, transmeton Express.

Hanning akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e të paktën 170 mijë njerëzve në kampin nazist.

Tani Hanning përballet me një dënim prej 15 viteve në burg nëse shpallet fajtor, edhe pse duke marrë parasysh moshën e tij, është pak e besueshme se ai do të kalojë kohë prapa grilave, duke qenë se procesi gjyqësor është i gjatë.

Vendimi për të do të jepet në maj.

“Ndjehem i turpëruar se kam parë padrejtësi dhe nuk kam bërë kurrë ndonjë gjë për të, prandaj kërkojë falje për veprimet e mija. Më vjen vërtetë keq”, tha ai.gazetaexpress.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...