Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Belizenë

PUBLIKUAR

Në një ceremoni të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Belizesë.

Përmes kësaj marrëveshjeje të dy qeveritë janë pajtuar që të thellojnë marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit bilateral, si dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrafshin e politikës ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të MPJ, marrëveshja është nënshkruar nga Përfaqësuesja e Përhershme e Belizesë në Kombet e Bashkuara Sh.S. Ambasadorja Lois M. Young, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadorja Janine Coye Felson, zëvendësshefe e misionit, dhe i ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Ylber Kryeziu.

Palët e cilësuan historike këtë marrëveshje në mes të dy shteteve. Me këtë rast, z. Kryeziu ka falënderuar ambasadoren Young dhe Qeverinë e Belizesë për njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës, përkrahjen e vazhdueshme të agjendës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe ndikimin që ka luajtur Belize në lobimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e hemisferës perëndimore.

Nga ana tjetër, ambasadorja Young, duke rikujtuar sfidat e ngashme në të cilat ka kaluar shteti i Belizesë gjatë procesit të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Ajo uroi z. Kryeziu për të arriturat e Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe ka siguruar atë që Belize do të vazhdojë të luajë një rol mbështetës për njohjen e mëtutjeshme të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Belize është shteti i 89-të me radhë që hyn në marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës. Belize, shtet anëtar i Komonuellthit, është i vetmi anëtar i të tri organizatave kryesore rajonale të Amerikës Qendrore si: CARICOM, CELAC, dhe SICA. Gjithashtu, Belize është një anëtar shumë i respektuar dhe me ndikim në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Rëpublikës së Kosovës dhe Belizesë gjithashtu i është dërguar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për t’u përcjellur tek të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...