Krasniqi: Po bisedojmë me partitë në pushtet për zgjedhjet e parakohshme

PUBLIKUAR

AAK dhe NISMA po zhvillojnë takime me partitë në pushtet ndërsa çështje e diskutuar nga opozita janë zgjedhjet e parakohshme. Kështu deklaroi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Ai shtoi më tutje se do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik e që në interesin opozitar ky normalitet politik do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi tha se duhet të vendosin organet e dy partive nëse përfaqësuesit e tyre do të vendosin të shkojnë në takimin që mund të ftojë Presidenti Hashim Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...