Moska shpenzon 1,32 milionë dollarë për “një mot perfekt” për Pashkë

PUBLIKUAR

Teksa Pashkët po afrohen, Moska është duke e realizuar një projekt për të patur një “mot perfekt” në ditën e 1 majit.

Rusia ka ndarë nga buxheti më shumë se 1 milion dollarë për të siguruar motin e mirë në kryeqytetin rus ditën e kremtimit të 1 majit.

Qeveria e Rusisë është duke investuar shumë në teknologji dhe ata janë duke u përgatitur për të siguruar qiellin e kaltër në Moskë për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe një feste të pashkëve ortodokse.

Procesi përfshin menaxhimin me dyoksid karboni dhe spërkatjen e pluhurave me një avion special, projekt ky që ka kushtuar saktësisht 1.32 milion dollarë.

Moska i ka përdorur këto metoda që nga epoka sovjetike dhe vitin e kaluar shpenzimet kapën shifrën 6 milionë dollarë. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...