Dega e Lipjanit dhe Shtimes përkrahin Kadri Veselin për kryetar të PDK-së

PUBLIKUAR

Të enjten në ambientet e Qendrës Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan ,Dega e PDK-së në Lipjan ka organizuar takim me strukturat dhe simpatizantët e saj , duke i dhënë përkrahje z.Kadri Veselit që të jetë në krye të PDK-së. Në këtë takim ishin prezent edhe strukturat e degës së PDK-së nga komuna e Shtimes.
Fillimisht kryetari i degës së PDK-së në Lipjan z.Shukri Buja, tha se sot kam nderin ta përshëndes bashkëluftëtarin tim, njeriun qe ishim bashkë në ilegale, njeriun qe u nisem në rrugën e lirisë dhe kaluam male e kufij për të organizuar luftën, njeriun që punuam bashkë dhe në ndërtimin e shtetit e tani po punojmë në strukturimin e partisë dhe konsolidimin e saj, prandaj është nder për mua të jem krah i tij, të jem mbështetës i tij në pretendimin për ta udhëhequr partinë. I nderuar z. Veseli struktura e Degës pas takimeve me nëndegët ,Këshilli i Degës ,Kryesia e Degës, Strukturat e RDK-së, Gruas Demokratike i kanë dhënë mbështetje të pa rezervë kandidimit tuaj për të udhëhequr PDK-në. Besojmë se do të vazhdojmë rrugëtimin në ndërtimin e shtetit si Partia e parë edhe më fuqishëm edhe më të fuqishëm.
Gjithashtu kryetari i Degës së PDK-së në Shtime z.Fehmi Mujota ka thënë se PDK e din mirë se si organizohet një parti demokratike, se si ndërron kryetarin e Partisë në momentet pozitive çfarë kemi ne me rastin e zgjedhjes së zotit Thaci president. Tani kemi rastin të zgjedhim z. Veseli kryetar të partisë që vjen nga struktura që barti barrën në të gjitha kohërat dhe zhvillimeve në interes të Kosovës dhe Kombit. Kadri Veseli e pati guximin ,besimin, bindjen dhe mbi të gjitha e sfidoj veten me një strukturë tejet të përgatitur e cila dëshmon se jo me pak arsye të gjithë qytetarët e kanë besimin tek Lidershipi i Partisë Demokratike. Prandaj z.Kadri Veseli pikërisht për këto çështje e ke përkrahjen e fuqishme të të gjitha strukturave të degës së PDK-së në Shtime.
Ndërsa z.Kadri Veseli kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherit pretendent për kryetar të PDK-së ,gjatë takimit para strukturave së Degëve të PDK-së të komunave Lipjan dhe Shtime ka folur për konsolidimin e mëtutjeshëm të strukturave të PDK-së dhe vazhdimin e traditës sonë të mirë të unitetit brenda diversitetit. Ne edhe në të ardhmen do e mbajmë derën të hapur për prurje të reja dhe do kultivojmë demokracinë e brendshme sepse kështu jemi të sigurt që organizata jonë politike e ka të garantuar një të ardhme të suksesshme. Më tej z.Veseli ka shtuar se politika e PDK-së do të jetë krijimi i politikave dhe i sigurisë për investitorët dhe bizneset vendore e atyre ndërkombëtare. Ne Brenda PDK-së duhet gjithsesi të hapim debatin brenda partisë në të mirë të saj sepse askush nuk është I përkryer, ta ndihmojmë njëri tjetrin edhe atëherë kur kemi gabuar. Struktura e PDK-së në Lipjan është shumë e fuqishme por edhe me një mobilizim të përgjithshëm qytetarë garanton fitoret e pareshtura të PDK-së dhe kthimin e qeverisjes lokale në komunën tuaj, ka thënë mes tjerash z.Veseli.
Fjalë rasti në këtë tubim kanë mbajtur edhe z.Naim Ismaili, Kryetar I Komunës së Shtimes si dhe z.Arsim Bajrami, anëtarë I kryesisë së PDK-së në qendër dhe Ministër i Arsimit në qeverinë e Republikes së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...