Lipjan, POLIS paraqet raportin “PARAmetri Komunal Janar- Mars 2016”

PUBLIKUAR

Shoqëria civile, del me raport të detajizuar rreth shpenzimeve komunale për periudhën Janar-Mars 2016
Në ambientet e restorant “ Centrum” në Lipjan, në një tryezë diskutimi të organizuar nga Organizta POLIS në kuadër të Programit Demo Polis e mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike që financohet nga Zyra Zvicrrane për Bashkëpunim në Kosovë, në prani të kryesueses së Kuvendit Vlora Limani Hajnuni, Drejtorit të Buxhetit dhe Financave, anëtarëve të Kuvendit si dhe zyrtarëve të tjerë komunal, gjatë ditës së sotme kanë bërë prezantimin raporti “PARAmetri Komunal Janar- Mars 2016”.
Fitim Sadiku përfaqësues i Organizatës Polis, ka prezantuar raportin “PARAmetri Komunal Janar- Mars 2016”, duke e mundësuar diskutimin e përbashkët lidhur të gjeturat në këtë raport
Me këtë rast, kryesuesja e Kuvendit Vlora Limani Hajnuni, ka përshendet organizmin e kësaj tryeze, duke thënë se tryeza të tilla ndihmojnë rritjen e kapaciteteve të legjislativit në leximin e drejtë të shpenzimit të buxhetit karshi planifikimit.
Ndërsa, Drejtori i Buxhetit dhe i Financave, Shkelzen Hajdini, ka theksuar se përqindja e shpenzimeve të buxhetit është e mirë dhe se Komuna e Lipjanit ka bërë avancim në raportimin e shpenzimeve duke e ofruar një raport analitik për të gjitha kategoritë ekonomike.
Njëkohësht, Florent Hoxha, anëtarë i kuvendit Komunal nga subjetki politik opozitar i PDK-së, potencoi se Organizata Polis ka treguar një profesionalizëm në hartimin e këtij raporti, duke theksuar se për herë të parë një OJQ del me një raport të detajizuar se si e shpenzon paranë publike Komuna e Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...