Shukri Buja: Pres konfirmimin nga KQZ-ja, për mandatin e Deputetit

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Komunës së  Lipjanit,  Shukri Buja pritët jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet.

Ai tha për LipjaniNews se tashmë gjendët në renditje për Deputet por që nuk ka marr ende ndonjë konfirmim nga KQZ-ja.

“Jam në renditje për deputet po ende nuk kam konfirmim zyrtar! Pres konfirmimin nga KQZ-ja”, tha Buja, transmeton LipajniNews

Më 30 dhjetor të 2015-s ai është dënuar me 4 muaj burgim me kush dhe 2000 euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Me Shukri Bujën deputet Lipjani bëhet me dy deputet në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja dhe Selvije Halimi

auto_Lista1461867233

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...