Prezantohet paltforma “Çka mundemi ne te bëjmë ne luftimin e Korrupsionin në nivel lokal”

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR e mbajti tryezën e rrumbullakët me temë: “Çka mundemi ne te bëjmë ne luftimin e Korrupsionin në nivel lokal” , ky aktivitet është në kuadër të projektit për luftimin e korrupsionit në nivel lokalë në dy komunat: Lipjan dhe Shtime të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësuesit nga institucionet lokale dhe të subjekteve politike që veprojnë në Komunën e Lipjanit, por munguan përfaqësuesit e institucioneve lokale të Komunës së Shtimes, ndërsa nga subjektet opozitare të Komunës së Shtimes ishte përfaqësuesja e LDK-së.
Fillimisht Drejtor Ekzekutive Bekim Krasniqi e prezantojë platformën unike në Kosovë për denoncim të korrupsionit http://ndalokorrupsionin.org/ , pastaj e bëri prezentimin nëpër mes sllajdeve: “se çka është dhe si të luftohet korrupsioni!”. Debati ishte i frytshëm pati diskutime në mes përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe të partive politike që veprojnë në dy komunat e lartcekura. Si përfundim u konkludua që duhet që të punohet më shumë në vetëdijesimin e qytetarëve që ta marrin guximin për denoncuar rastet korruptive të zyrtareve të ndryshme që punojnë në institucione të ndryshme në nivel lokale dhe atë qendror.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...