Në bazën kryesore të Apple që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është gjetur i vdekur një punonjës.
Pjesëtarët e stafit, e kanë gjetur trupin e vdekur në sallën e mbledhjeve, ndërsa afër kishte një revole.
Mjekët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë thënë se faktet e para tregojnë që ai ka bërë vetëvrasje, me një plumb në kokë.
Për shkak se rasti është nën hetime, nuk bëhet i ditur identitetit i të riut, përpos që thuhet se ai është hispanik.
Policia në Santa Clara, ka thënë se ky ishte një rast i mbyllur që nuk ka paraqitur rrezik për punonjësit tjerë.
“Ishte i ri, i talentuar dhe shumë i zgjuar. Përkushtimi tij për punë, do të jetë gjithmonë shembull për të gjithë. Ndajmë dhimbjen me familjarët dhe miqtë, për humbjen e tij”, thuhet më tej në reagimin e kompanisë që prodhon pajisje elektronike. /Telegrafi/




