Dy ish-shokë lufte dhe partie i bënë thirrje Azem Sylës (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,  Azem Syla po vazhdon të jetë i kërkuar nga policia, si i dyshuar lidhur me krim të organizuar.

E për këtë gjë dhanë qëndrim e tij e shprehu edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët i bënë thirrje Sylës që të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndërkaq Veseli ka theksuar se prokuroria dhe gjyqësia duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe në të njëjtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre.

Veseli theksoi se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

Në anën tjetër Ambasadori amerikan Greg Delaëie theksoi se ata që shkelin ligjin duhet të marrin dënimet e nevojshme, zyrtarët e përfshirë në këto raste duhet të suspendohen./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...