Gjuajtje me armë në Shkup, nuk ka të lënduar

PUBLIKUAR

Rreth orës 13 e 20 të ditës së sotme, në rrugën ”Fronti Popullor” në lagjen Kapishtec të Shkupit, ka patur gjuajtje me armë, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të xhamave dhe dyerve të një automjeti furgon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se nuk ka të lënduar, ndërkaq kanë filluar hetime për të vërtetuar autorin dhe shkaqet e gjuajtjes me armë.

Nga A1on thonë se personi që ka gjuajtur me armë është njëri nga 56 të falurit e kryetarit Ivanov, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim nga policia./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...