Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së 27/04/2016 – 9:49

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama ka komentuar serish deklaratën e ministrit të Drejtësisë Majkëll Gove për të ndjekur rrugën e Shqipërisë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe krijimin e një konfederate britaniko-ballkanike .

Kësaj radhe nga Sky News, Rama ndër të tjera deklaron se Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit europian.

“Fillimisht e dëgjova këtë nga dikush në zyrën time dhe mendova do jetë ndonjë shaka. Duke njohur inteligjencën e Gove, ishte e papritur dhe e çuditshme për mua që zoti ai të bënte thirrje për krijimin e kësaj konfederate apo edhe të deklaronte se Shqipëria nuk do te jetë pjesë e BE. Shqipëria dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe ne nuk duam të vuajmë jashtë tij”, theksoi Rama

Frikën e dyndjes së shqiptarëve në Britani Rama iu përgjigj. “Pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, tha Edi Rama. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...