Refuzohet kërkesa e Erdoganit: Gjeneva nuk dëshiron të heq fotografinë e djaloshit të vrarë turk

PUBLIKUAR

Zvicra ka refuzuar sot kërkesën e Turqisë, për të hequr nga ekspozita fotografinë e adoleshentit i cili ka vdekur në protestat anti-qeveritare në Stamboll, që pretendohet se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të jetë përgjegjës për vdekjen e tij, raporton AFP.

Në fotografi shihet Berkin Elvan i cili për 269 ditë ishte në gjendje kome, pasi ishte goditur nga policia turke me bombol të gazit lotsjellës gjatë demonstratave të vitit 2013, transmeton Telegrafi.

Elvan ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçe në spital në mars të vitit 2014, kurse vdekja e tij ka quar deri tek përshkallëzimi i protestave kundër qeverisë së Erdoganit dhe taktikave brutale të policisë.

Turqia kishte kërkuar nga qeveria në Gjenevë, që të heq fotografinë e Elvanit nga ekspozita pranë kompleksit të OKB-së në Gjenevë.

Por, Gjeneva zyrtare ka njoftuar se është e “angazhuar për lirinë e shprehjes dhe se do të ruajë të drejtën e tyre për ketë ekspozitë”, e cila do të jetë e hapur deri më 1 maj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në...

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit,...

Tentuan ta vrasin një person, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...