Ky është momenti kur forcat britanike hedhin në erë kamikazin e ISIS-it (Video)

PUBLIKUAR

Forcat speciale perëndimore janë përfshirë në lansimin e raketave anti-tank në Javelin, duke hedhur në erë një autobombë të ISIS-it në Siri.

Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur një veturë garash e stilit “Mad Max” tenton të ikë nga raketat që e kishin futur në objektiv, transmeton Telegrafi.

Kjo video raportohet se është filmuar dhe publikuar nga televizioni francez “France 24”.

Sipas këtij televizioni, dhjetëra ushtarë britanikë, amerikanë dhe francezë janë përfshirë në lansimin e raketave.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka komentuar pamjet, duke respektuar politikat e qeverisë për të mos diskutuar për operacionet e forcave speciale.

Vetura e cila me sa duket e dinte se ishte cak i forcave speciale shihet se si me shpejtësi të madhe mundohet të shmang goditjen, por pas disa sekondave ajo bëhet shkrumb e hi. /Telegrafi/

Kamikazi 1

Kamikazi

Kamikazi 4

Kamikazi 3

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...