Prezantuesi i një televizioni në Hungari është përjashtuar nga puna, pasi gjatë njoftimit për motin ka lëshuar zëra që imitojnë lëshimin e gazrave.
Szilard Harvath i ka lëshuar këta tinguj, për të ilustruar ‘erërat e fuqishme’ që do të fryjnë gjatë ditëve në vazhdim, transmeton Telegrafi.
Por, redaktorët nuk e kanë pëlqyer aspak këtë veprim që e ka bërë ai pa u konsultuar me askënd.
Kanali TV2 e ka larguar këtë video nga ueb-faqja e tyre, ndërsa prezantuesin e kanë përjashtuar nga puna.
“U mundova ta bëj lajmërimin e motit pak më komik, por nuk u pëlqeva dhe më hoqën nga puna. Tani jam në kërkim të ndonjë angazhimi të ri”, ka shkruar Harvath në Facebook, ndërsa është ankuar për mungesën e sensit të humorit të redaktorëve. /Telegrafi/


