Deda konfirmon njërin nga emrat që do t’i bashkohet në krijimin e partisë së re

PUBLIKUAR

Tashmë ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda një ditë pas dorëheqjes së tij nga ky subjekt ka theksuar ne në momentet kur ke dallime konceptuale është më mirë me u nda e mos me vazhdua bashkë.

“Mendoj që ne duhet të mësohemi se ndarja e rrugëve në politikë mundet me qenë e dinjitetshme dhe duhet të jetë. Raportet e mia personale me VV janë të shkëlqyeshme por ato politike nuk janë”, ka thënë Dedaj në “Rubikon” të KTV-së.

Ai tutje ka theksuar se në nëntë muajt e fundit së bashku me ish-subjektin e tij kanë  funksionuar praktikisht si të ndarë për shkak të mospajtimeve.

 Deda ka shtuar se në Kosovë është krijuar hapësirë për një ide të re që të mbushet boshëlloku që është krijuar në hapësirën politike, transmeton Telegrafi.

Duke folur për krijimin e një subjekti të ri politikë, Ilir Deda ka shtuar se nuk ka deklaruar që ai do ta bëjë këtë parti.

“Nuk kam thënë që unë do ta bëjë partinë, por që do të angazhohem në muajt në vazhdim në krijimin e një partie të re”, tha Deda.

Ai ka shtuar se me formimin e kësaj partie nuk do të jetë vetëm rireshtim i njerëzve që janë në politikë por edhe atyre që sjanë.

“Do të angazhohemi të krijojmë subjekt politikë i cili në të ardhmen do të qëndrojë edhe pa ne”, tha Deda.

Ai ka shtuar se kryetarja e Komunës së  Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila do të jetë njëra prej emrave që do ti bashkohet kësaj nisme të re politike.

“Mimoza është njëra prej tyre e cila do të angazhohet në këtë parti”, theksoi Deda./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tentuan ta vrasin një person, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...