Vjedh bluzën 10 euroshe, por për pak sa nuk e paguan me jetë (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video e regjistruar në Qarkun Soroti në pjesën lindore të Ugandës, shfaq momentin kur një hajn ballafaqohet me “drejtësinë”, duke u rrahur brutalisht nga bashkëfshatarët e tij.

Raportohet se ky hajn kishte vjedhur një bluzë në vlerë prej 10 euro (50.000 shilinga të Ugandës), transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë ky burrë i shpëton më të keqes, në momentin që policia e Sorotit ndërhyn duke intervenuar mbi masën, që ishin mbledhur për të ushtruar dhunë ndaj hajnit.

Mediat lokale raportojnë se ky burrë ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore, por transportimi i tij nga ana e policisë, sigurisht se nuk i ka ndihmuar në zvogëlimin e dhimbjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...