Anëtari i kryesisë të AAK-së, Muharrem Nitaj, përveç politikës, ka edhe një hobi, shëtitjen në natyrë.
Ai këtë javë ka vizituar parkun e Blinajës në Lipjan, ku ka takuar një kafshë fisnike, drenushën, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, ai ka thënë se në këtë vend- ku duhet leje për tu vizituar- ka mbetur një “copë komunizmi”.
Duket se Nitaj është fascinuar me bukurinë e kësaj kafshe, e cila në një këng thuhet se “djegë si prush”.
“Në Blinajë të Lipjanit, ku ende kishte ngelur një copë komunizëm. Një perlë e natyrës, por që për të hyrë njerëzit në të, duhej leje”, shkruan Nitaj në mbishkrimin e fotografisë.



