Një burrë që po udhëtonte nëpër Wales të Britanisë së Madhe, ka dalë para autobusit dhe i ka kërkuar gruas së tij t’i bëjë një fotografi.
Pasi i ka parë fotografitë, Andy Bagnall ka vërejtur se në pjesën e përparme të autobusit, ndodhet edhe një ‘jashtëtokësor’.
“Askush nuk ishte brenda, dhe nuk di se si u shfaq kjo gjë” ka shkruar Bagnall, për ngjarjen e pazakontë, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihet edhe në fotografitë e plasuara, në xhamin e përparmë shfaqet një imazh, që i përngjanë figurave me të cilat zakonisht identifikohen jashtëtokësorët.
Mirëpo, ‘fytyra e gjerë dhe sytë e mëdhenj’, besohet se kanë qenë reflektim i pamjes që ndodhej përballë. /Telegrafi/



